Një 65-vjeçar është arrestuar nga forcat e policisë në plazhin e Golemit.
Mësohet se në momentin e arrestimit, në banesën e tij në fshatin Karpen, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan një armë kallashnikov dhe 2 karikatorë.
Ismail Sopi është prangosur nën akuzën e armëmbajtjes pa leje.
65-vjecari sapo ishte kthyer nga Italia, dhe dyshohet se kishte konflikte me banore te zonës.
Ndërhyrja e policisë ka shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm, pasi kishte dyshime se 65 vjeçare armën do ta përdorte për të qëlluar një person të zonës./albeu.com