Do të vras nëse nuk më kthen borxhin 30 mijë euro/ Tre vëllezërit shantazhonin një të ri dhe familjen e tij

Vijon të jetë në kërkim nga Komisariati nr. 4 vëllai i Ersi Cekanit, ky i fundit i arrestuar një ditë më parë në kuadër të Operacionit të koduar “Pretendimi”.

Ka qenë një i ri i cili ka kallëzuar pranë policisë se kërcënohej nga Cekani për një borxh të pashlyer.

I arrestuari bashkë me dy vëllezërit e tij, njëri ende në kërkim, prej kohësh kanë kërcënuar të riun duke pretenduar se u ka një borxh prej 30 mijë eurosh marrë në Spanjë.

Policia po verifikon dhe burimin e të ardhurave.

Cekani i dërgonte mesazhe duke i thënë se do e vriste të riun nëse nuk i kthen leket që i ka borxh. Madje Cekani e ka ndjekur duke i fotografuar dhe banesën si formë kërcënimi.

Ditën e djeshme 3 vëllezërit nga Librazhdi, kanë marrë 3 shokë të tjerë dhe kanë ardhur për të kërcënuar sërish të riun.

Në pranga përfundoi Ersi Cekanit, në kërkim u shpall vëllai i tij. Ndërsa vëllai i tretë së bashku me 3 shokët e tjerë u proceduan në gjendje të lirë.

3 vëllezërit nga Librazhdi janë me precedent kriminal për armëmbajtje pa leje dhe vepra të tjera penale.