Mbrëmjen e sotme, ish-kryeministri Sali Berisha u ndal në Durrës në kuadër të fushatës elektorale. Ai tha se Durrësi ka vendosur që më 14 maj të votojë një nga bijtë e vet më të shquar, duke iu referuar Igli Carës.
Berisha: Ky miting, ky entuziazëm i njerëzve të lirë, i njerëzve me ideale për Durrësin dhe Shqipërinë, dëshmon se Durrësi ka vendosur ndryshimin, se Durrësi me 14 maj do të votojë njërin nga bijtë e vet më të shquar, njërin nga qytetarët më shembullorë, njërin nga politikanët që don më shumë qytetarët e këtij qyteti, banorët e këtij rrethi, Igli Carën.
Duke u ndalur te programi i kandidatit të koalcionit “Bashkë Fitojmë”, Berisha tha se mund të cilësohet si simfonia për të sotmen dhe të ardhemn e Durrësit.
Berisha: Igli Cara pas takimesh të hapura, të sinqerta, intensive me banorët e qytetit, banorët e rrethit të Durrësit, vjen para jush me një program i cili do të shërojë plagët e pamerituara që mori Durrësi në këto 23 vite nga sundimi në disa mandate i mafias më të pashpirtë të Shqipërisë, Ballkanit dhe Europës.
Sipas Berishës, më 14 maj Durrësi do të shpëtojë nga “kthetrat e mafies”, e cila është e pashpirt ndaj qytetarëve.
Berisha: Durrësi ka nevojë jetike shpëtimin nga kthetrat e një mafie e cila është e pashpirtë ndaj qytetarëve të Durrësit, e pashpirt ndaj trashëgimisë së Durrësit, e pashpirt ndaj të ardhmes së durrsakëve. 14 maji do të jetë fundi i saj.
Berisha nuk la pa përmendur edhe projektin për Portin e Ri të Durrësit. Ish kryeminsitri akuzoi kreun e qeverisë Rama se kërkon të shkatërrojë portin për të realizuar ëndërrën e vet prej miliarderi.
Berisha: Mbi monumentet e Durrësit u vërsul me egërsi të pamëshirë mafias Rama-Dako-Sako dhe me radhë. Durrësi që me portin e vet begaton qytetin dhe vendin, po pëson pushtimin më të egër. 2700 vite asnjë pushtues nuk ja preku portin Durrësit, nuk ja preku aortën, nuk ja preku rrugën kryesore të frymëmarrjes, portën e kombit drejt perëndimit.Tani Edi Rama për të realizuar ëndërrën e tij arabe prej miliarderi do të na e shndërrojë Durrësin në Dubai City.
Në fund Berisha tha se nuk do ta lejojë qeverinë Rama që të plaçkisë 800 mijë metër katrorë truall, tokë të durrsakëve. /Albeu.com./