“Do të përdoren të gjitha format e mosbindjes civile”, Berisha: Do i japim Ramës mësimet e duhura

 

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar se së shpejti do të bëjë publike datat e prostestave.

Ai shtoi se sa i përket skenarit, do të përdoren të gjitha format e mosbindjes civile dhe kështu do t’i japë Ramës mësimet e duhura.

“Skenari i opozitës nuk përjashton asgjë nga mosbindja civile, të gjitha format e mosbindjes civile mund dhe do të jenë të pranishme. Se cila do të jetë kronologjia e tyre kjo mbetet për tu parë, për tu studiuar.

Do nisë një protestë që kërkojmë ti japim mësimet e duhura regjimit monopartiak të Edi Ramës”, tha Berisha.

Pyetjes “A po cenon besimin e shqiptarëve duke rikthyer në PD grupin e Bashës?”, ai iu përgjigj: “PD ka një statut, të gjithë deputetët e saj janë anëtarë të PD. Nuk po bëhet asgjë tjetër përveçse po përpiqet tu jepet një mundësi reale, e sinqertë për rivendosjen e një bashkimi dhe bashkëpunimi kundër Ramës. Në politikë s’ka qëndrime personal, ne gjykojmë se ky është interesi politik i PD dhe demokratëve.”/albeu.com