“Do të marr hapa ligjor”, Kiara Tito bën paralajmërimin, për kë e ka?

Së fundmi po qarkullon lajmi se Kiara Tito është shtatzënë, e madje disa faqe në media sociale kanë shkuar edhe më tej duke pretenduar se Kiara ka komunikuar me ta dhe zbuluar edhe gjininë e fëmijës.

Për këto lajme të rreme moderatorja ka reaguar përmes një postimi në llogarinë e saj të Instagramit.

Kiara shkruan se këto postimet janë të montuara dhe aspak të vërteta dhe se nëse një gjë e tillë nuk ndalet do të detyrohet të ndërmarr hapa ligjor.

Prej disa kohësh po shoh në rrjetet sociale të ndryshme, kryesisht në TikTok, video të montuara që përdorin emrin tim për të shitur produkte.

Nuk janë të vërteta edhe do ju lutesha të ndaloni këtë gjë pasi nuk është fare e bukur! Përndryshe do më duhet të marr hapa ligjore,” ka shkruar Kiara.


Shtuar 16.09.2023 20:46