Do të ketë vetëm 2 gjini/ PS tërhiqet nga pr.ligji për Barazinë Gjinore, depoziton në Kuvend 22 amendamente

Partia Socialiste, ka bërë një hap pas në lidhje me propozimin për njohjen e gjinisë së tretë, një çështje që ka shkaktuar shumë debate.

Sipas gazetarit Ergys Gjençaj, socialistët kanë dorëzuar në Kuvend 22 amendamente të reja për projektligjin e Barazisë Gjinore, ku përmenden vetëm dy kategori gjinia, burrë dhe grua, duke përjashtuar mundësinë për një njohje të zyrtarizuar të gjinisë së tretë.

Kjo lëvizje vjen pas presionit të madh nga grupe të ndryshme shoqërore, që kërkonin rishikimin e qëndrimeve të partisë lidhur me këtë temë delikate.

Për më tepër, pas diskutimeve të nxehta dhe kundërshtimeve nga pjesa më e madhe e publikut, duket se PS ka vendosur të fokusohen në një formulë më tradicionale për identifikimin e gjinive.

Amendamentet e dorëzuara, do të shqyrtohen nga komisionet përkatëse dhe do të kalojnë për miratim në seancën plenare të Kuvendit.

 


Shtuar 16.10.2025 10:31