Spektakli i mbrëmshëm ka sjellë momente të nxehta brenda shtëpisë, ku protagonizëm të plotë morën banorët Miri dhe Mateo. Pas Prime-t, një debat mes tyre ka eskaluar, duke kaluar limitet e lojës dhe duke shkaktuar reagime të forta tek publiku dhe rrjeti i prodhimit.
Gjatë përplasjes, Miri e ka kërcënuar Mateon duke i thënë se do të “takohen jashtë”. Kur Mateo e pyeti nëse kjo ishte një kërcënim, Miri e ka pohuar hapur dhe ka përdorur fjalë të rënda, përfshirë referenca ndaj familjes së tij: “Jo ty, por kush të ka bërë ty dhe gjithë Shqipërinë”. Kur Mateo insistoi për shpjegim, Miri iu përgjigj shkurt: “Do ta tregoj jashtë!”.
Të lidhura
None found
Video e debatit u shpërnda menjëherë në rrjetet sociale, duke shkaktuar indinjatë të madhe te ndjekësit. Shumë prej tyre kanë kërkuar ndërhyrje nga produksioni dhe shpalljen e një “Zarfi të Zi”, një masë e parashikuar për situata që shkelin rregullat e respektit brenda shtëpisë.
Situatës i është bashkuar edhe komentuesi i njohur i reality show-ve, Pleurat Menaxheri, i cili përmes një videoje në TikTok theksoi se sjellja e Mirit ka tejkaluar çdo kufi dhe ka kërkuar publikisht një ndëshkim të menjëhershëm.
