Lidhur me shpalljen non grata të ish presidentit dhe ish kryeministrit nga ana e SHBA-ve, ka reaguar dhe kreu i PDK, Nard Ndoka.
Ndoka ka zgjedhur të shkruajë vetëm një fjali duke i dalë në mbrojtje Berishës.
“Berisha do mbetet gjithmonë Burrë Shteti!”.
Kujtojmë se Berisha akuzohet si i korruptuar dhe si një person që po minon demokracinë në Shqipëri. Në “listën e zezë” përfshihen edhe dy fëmijët e tij, Argita e Shkëlzeni.