Një 57-vjeçare dhe një 44-vjeçar nga Shqipëria arritën të zhvasnin 120 mijë euro nga dy gra greke, nënë e bij, duke u shtirur si të kishin aftësi të veçanta shpirtërore.
Ata u takuan rreth 8 vite më parë, kur tashmë 57-vjeçarja mori një punë si ndihmëse shtëpiake, por shpejt u krijuan marrëdhënie miqësore.
Që nga vera e vitit 2016, 57-vjeçarja, nën pretendimin se zotëronte aftësi të mbinatyrshme, filloi të mashtrojë gratë, duke marrë prej tyre para, bizhuteri, sende me vlerë si dhe pajisje elektronike, si shpërblim për “shërbimet shpirtërore”.
Në disa raste kur viktimat e mashtrimit vinin në pikëpyetje pagesat apo i vononin, ajo i terrorizonte duke u thënë se nëse nuk dorëzoheshin, do t’u ndodhnin gjëra negative si sëmundje, dështime personale, pune etj.
Bashkëpunëtorë në mashtrimin e dy femrave ka qenë 44-vjeçarja, si dhe tre shtetas të tjerë shqiptarë (të gjithë të lidhur me njëri-tjetrin). Shumat e parave janë paguar si për vetë të akuzuarën, ashtu edhe me transferta bankare në llogaritë e 57-vjeçares dhe të bashkëakuzuarit të saj.
Më në fund, pasi viktimat kanë kuptuar mashtrimin ndaj tyre dhe kanë refuzuar të japin më shumë para, 57-vjeçarja së bashku me 44-vjeçarin dhe një bashkëpunëtor 33-vjeçar, i kanë kërcënuar se nëse nuk do u jepnin shumën prej 80.000 euro, do t’i dëmtonin fizikisht. Përfitimi i paligjshëm financiar që ata arritën të nxjerrin nga viktimat e tyre i kalon 120 mijë euro.
Ata sekuestruan edhe ar, sende me vlerë dhe stoli me vlerë të pacaktuar. Dy të arrestuarit u dërguan në Prokurorinë Penale të Athinës. /albeu.com