“Do ju ndërpres fjalën”, Bardhi përplaset me Nikollën: Ku është Ahmetaj?!

Seanca e sotme në Kuvend ka nisur sërish me debat mes mazhorancës dhe opozitës.

Ka qenë kreu i grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi që ka pyetur Nikollën se ku është Arben Ahmetaj, deputeti për të cilin po mbahet seanca e posaçme për të votuar kërkesën e SPAK që i hap rrugë arrestimit të tij.

Nikolla në përgjigje i tha se nuk e dinte ku ndodhej ish-zv/kyeministri, ndërsa e paralajmëroi se nëse vazhdonte të pyeste, do t’i ndërpriste fjalën.

Bardhi: A ka informacion Nikolla mbi arsyet e mungesës së Ahmetajt në seancë dhe ku ndodhet ai ditën e sotme. E them për efekt procedure. Duhet të verifikoni se ku ndodhet Ahmetaj dhe cila është arsyeja e mungesës së tij.

Nikolla: Nuk kam asnjë infirmacion. E kemi informuar me e-mail dhe të gjitha rrugët zyrtare

Bardhi: Unë propozoj që Rama të vij në seancë dhe të japë sqarime

Nikolla: Do ju ndërpres fjalën

Bardhi: A nuk thatë dje se nuk e votojmë dot kërkesën e prokurorisë pa vepruar sipas procedurave.

Nikolla: Do ju ndëpres fjalën e

Bardhi: Meqë Ahmetaj është fshehur, si Rama, unë do të vazhdoj me raportin. Të drjetën e fjalës opozitës nuk ia heq askush.


Shtuar 14.07.2023 10:28