Do e mbajmë apo do e rrëzojmë vendimin e 9 shtatorit? Ja si i përgjigjet Alibeaj, Gjanës

Anëtari i Kryesisë së PD, Jemin Gjana ka propozuar që t’u kthehet vendimeve te meparshme te 9 shtatorit, 18 nentorit, 8 janarit. Në mbledhjen e  Kryesisë të nisur prej rreth 1 ore, Gjana tha se në një momento të dytë të mendohet për negociata.

Ndërkohë Alibeaj ka mohuar skenarë të tjerë që rrëzojnë ato vendime.

Gjana: Qëndrimi im përfundimtar në këtë mbeldhje është ky: t’u kthehemi qëndirmeve të mëparshme të 9 shtatorit, 18 dhjetorit, 8 janarit. T’i mbajme ose t’i rrezojmë. Pastaj të shohim a shkohet në negociata. Nëse gjithmonë, gjënë e vendosim ne këtu dhe nuk ka skenarë të tjerë.

Enkelejd Alibeaj: Jo. Nuk ka asnjë lloj skenari. Me aq informacion sa ka.

Gjithashtu ka pasur debat edhe për dyert e blinduara, ku Helido Bushati ka kërkuar heqjen e tyre duke e cilësuar si hap të parë për bashkim.

Gjana i është përgjigjur: “Je familje e madhe shkodrane, s’të shkon te vish me propozime për heqje dyersh”. Mbledhja nisi në orën 19:00 ku në fokus ishin zhvillimet e fundit në PD.

Debatet në mbledhje

Enkelejd Alibeaj: Patëm mbledhje me sekretariatin e partisë për të diskutuar në lidhje me situatën në parti. Së pari, për nesër kemi paraqitur mocion me debat. Është nga shenjat e luftës opozitare. Një nga drejtimet ku duhet të ecë partia, është lufta opozitare në parlament e sinqerte dhe e plotë.

Së dyti, kemi situatën tonë ku jemi. Për qëndrimin e mëtejshëm. Pesha për secilin është e madhe. Por duhet që të gjithë bashkë të mendojmë se cilat duhet të jenë hapat, të matur, të sigurt.

Helidon Bushati:  Jemi këtu për të mirën e PD. Ne që jemi këtu dhe ata që nuk janë, por shpresoj të jenë. Bashkimi është kryefjala e retorikes dhe e vlerësimit tonë politik. Duhen akte konkrete për këtë. Debat konstruktiv që objektiv të jetë bashkimi, pa përjashtuar asnjë. Xhesti i parë do të ishte heqja e dyerve të blinduara. Nuk e kam unë vetëm këtë mendim. Duhet të kthehemi në normalitet. Pa hyre ishte mirë apo keq, duhet të hiqen. Hap i pare për bashkimin. Vetëm të bashkuar mund të jemi konkurrues në zgjedhjet e ardhshme, lokalet janë më të afërta.

Xhelal Mziu: Jemi në një situatë jo të mirë, por në kohë të volitshme për t’i paraprirë zgjedhjeve të 2023. Rezultati i datë 6 foli për shumicë në anën tjetër. As ne as ata nuk bëjmë dot pa njëri tjetrin. Nëse kryejmë zgjedhjet 2023 në eufuizëm, do te ishte vrastare për PD. Duhet të gjejmë mënyrën për t’u bashkuar. Nuk e gjykojmë që dt 30 prill është zgjidhje. Nuk është normale që të bëjmë karshillik njëri tjetrit. Ne kemi potencialin e nevojshëm për të gjetur një zgjidhje. Zgjidhja gjendet duke pasur një komision të përbashkët. Foltorja ka nisur organizimin në të gjitha degët. Nëse vazhdojmë kështu, do të vazhdojmë të mbetemi mënyrë që dhe të pa përfaqësuar dhe pastaj na rroftë sigla e PD. Pra ky grup i përbashkët të garantojmë që nuk ka vend për triumfalizëm.


Shtuar 23.03.2022 20:10