Erik Fullani, një nga personazhet më të komentuar të showbiz-it shqiptar, ka bërë një deklaratë që ka shkaktuar reagime të shumta në rrjete sociale. Në një intervistë për Mira Kazhanin, ai u shpreh se tashmë ka vendosur të ndryshojë dhe të përqendrohet tek stabiliteti në jetën personale.
“Kam vendosur të bëhem çun i mirë këtë herë. Dua të martohem, do bëj dasëm shumë të madhe. E kam gjet edhe vendin, por nuk e them se kam hall se ma marrin,” – tha Fullani me humor, duke lënë të kuptohet se planet për martesë janë serioze.
Mesa duket, raporti me Sara Hoxhën është drejt finalizimit me martesë. Ata janë parë disa herë në dalje publike dhe evente të ndryshme, ndërsa fotot dhe vendet që frekuentojnë kanë lënë të kuptohet lidhja e tyre.
Megjithatë, Fullani ka zgjedhur të mos zbulojë detaje konkrete, duke ruajtur misterin rreth vendit të dasmës dhe identitetit të vajzës. Sara është nënë e një vajze, fryt i marrëdhënies me Ledri Vulën, dhe deri tani nuk ka komentuar mbi raportin me Erikun, por duket se ka gjetur lumturinë.
