Emrin e ka Besmir Limani, por për tifozët dhe adhuruesit e Kombëtares ai njihet si “fytyra me shqiponjë”. Tifozi me origjinë nga fshati Tatesh i Strugës, por që jeton në Zvicër, Besmir Limani, i njohur si “fytyra me shqiponjë” është pajisur së fundmi me pasaportë të Shqipërisë.
Ditën e djeshme ai ndodhej në stadium dhe në një intervistë për “Ora News” , ka treguar se çunat e kombëtares i kanë bërë dhuratën më të bukur, pasi dje festonte ditëlindjen.
Limani: Më mirë nuk mund të shkonte. Dje kam pasur edhe ditëlindjen dhe ka qenë si një lloj dhurate nga Kombëtarja me fitoren. Kemi qëndruar deri vonë duke festuar. Të gjitha ata festojnë së bashku për të na gëzuar ne. Kur luan kombëtarja ne i harrojmë të gjitha hallet që kemi. Mbrëmë ishte loja e 40-të që jam futur me këtë simbol në fytyrë./Albeu.com