Djali vrau babanë/ Vëllai i viktimës për autorin e krimit: Tre ditë më parë varrosëm nënën…

Ditën e djeshme, qyteti i Durrësit u trondit nga një krim në familje, ku djali vrau babanë e tij me thikën e bukës.

Ai u shpreh se është i shokuar nga kjo ngjarje e rëndë, teksa më pas zbuloi se i vëllai ishte njeri që i ndihmonte të gjithë.

Ndër të tjera, vëllai i viktimës deklaroi se lajmin e vrasjes e ka marrë vesh nga e bija, e cila jeton në Itali.

“Nuk dimë asnjë lloj shqetësimi. Nuk dimë. Ka qenë jashtë djali, ka ardhur, përpara tre ditësh kemi varrosur nënën. I qetë ka qenë, për çdo punë i gatshëm. Vëllai i ka pas bërë të gjitha punët, ka qenë i dhënë, respektonte dhe i ndihmonte njerëzit.

Ai ka qëndruar jashtë prej kohësh, nuk e dimë se çfarë ka bërë andej. Para katër ose pesë muajsh është rikthyer në Shqipëri. Me vëllain fola një ditë përpara kimit. Ishim në tre ditëshin e vdekjes së nënës, ishim në fshatin ku është bërë varrimi dhe hëngrëm drekë, më pas u kthyem. Dhe njoftimin e kam marrë nga vajza që është në Itali, më mori në telefon.

Mos i raftë asnjërit ta provojë. Vëllai nuk më ka shprehur asnjë shqetësim. Për vdekjen e nënës ka qenë shumë i tronditur, në asnjë vdekje nuk ka qenë kështu. Kam thënë si ka mundësi që e lëshoi veten. Me e var si qeni, ai të jetë dënimi i tij, edhe aq e ka pak”, shprehet vëllai i të ndjerit.


Shtuar 29.10.2025 13:51

Tags: ,