Djali i saj feston sot 1-vjetorin, ja urimi i veçantë i Dojna Memës

Si sot një vit më parë, Dojna Mema solli në jetë djalin e saj Nolan Sol. E në këtë ditëlindje të parë, Dojna ka emocionuar me dedikimin për djalin. Teksa ka ndarë një foto ku shihen në shtratin e spitalit, Dojna shkruan:

“1 vit me burrin e vetëm që mund të më bëjë  ç’të dojë, e prape nga mbrapa do më ketë. Ditëlindja e parë e Nolan Sol”.

Tashmë ai është rritur, e mami Dojna nuk i ndahet asnjë moment. Kujtojmë se pas lindjes Dojna nuk është shfaqur më në ekranin shqiptar. Ajo ka paralajmëruar se do vijë me diçka ndryshe, por ende nuk ka zbuluar më shumë detaje./albeu.com.


Shtuar 20.08.2023 13:06