Djali i Gjikos dhe Elita Rudit në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore!

Djali i çiftit të njohur të showbizit shqiptar, këngëtarit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është vlerësuar me nivel të lartë inteligjence (IQ 125), në moshën 6 vjeçare.

Vlerësimi është bërë nga specialisti i psikologjisë klinike, Visar Sadiku, dhe rezultati konfirmon se zhvillimin intelektual i Zërit i takon nivelit superior, që është më i lartë se mesatarja për moshatarët e tij.

Për referencë, një IQ prej 125 klasifikohet si “Superior” në shkallën standarde ndërkombëtare të inteligjencës, që shkon përtej nivelit “Above Average” (111–120) dhe është vetëm një hap larg klasifikimit “Gifted”.

Ky vlerësim e vendos Zërin mes vetëm 11 fëmijëve të vlerësuar në Kosovë gjatë periudhës janar–maj 2025 që kanë arritur një nivel të tillë të lartë zhvillimi intelektual.

Rezultati është pranuar dhe publikuar me pëlqimin e prindërve të Zërit dhe paraqet një moment krenarie për ta si prindër.


Shtuar 24.05.2025 22:13

Tags: ,