Djali i Fullanit përfundon në polici pasi kishte nisur “punë” si badigard

Djali i ish-Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Ardian Fullanit, Erik Fullani, është ndalur ditën e sotme nga policia në zonën e ish-Bllokut, pasi lëvizte me makinë me xhama të zinj.

Ai është gjobitur me 20 mijë lekë të rinj nga ana e uniformave blu për makinën me xhama të errësuar, ndërkohë gjatë kontrollit fizik atij i ëhstë gjetur një armë me vete.

Erik Fullani është shoqëruar menjëherë në komisarit, por pas verifikimeve të bëra rezultoi se arma të cilën ai e mbante me vete rezultonte e liçencuar, ndërsa vetë djali i ish-kreut të Basnkës së Shqipërisë, rezultonte i punësuar si badigard në një kompani sigurimi.

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me një lajm të publikuar në portale, sipas të cilit pretendohet se në zonën e ish-Bllokut, është kapur me armë zjarri pistoletë, shtetasi E. F., ju sqarojmë se:

Ditën e sotme, rreth orës 10:45, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll, në zonën e ish-Bllokut, automjetin me xhama të errësuar, me drejtues shtetasin E. F., 29 vjeç. Këtij shtetasi i është vendosur masa administrative 20 000 lekë të rinj, për xhamat e errësuar të automjetit.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur një armë zjarri pistoletë 29-vjeçarit dhe për këtë arsye ai është shoqëruar në Komisariat, për verifikime të mëtejshme.

Pas verifikimeve ka rezultuar se arma që ai mbante ishte me leje dhe në vijim të veprimeve u bë njoftimi dhe dorëzimi i armës te drejtuesi teknik i firmës, ku ai punon (bodyguard), sipas procedurave përkatëse.


Shtuar 20.02.2023 17:29