Djali dhe vëllezërit e tij dhunuan barbarisht dy qytetarë, jep dorëheqjen deputeti Rrahman Rraja

Deputeti i Partisë Socialiste, Rrahman Rraja, ka dhënë dorëheqjen ditëne  sotme, pas dhunës që familjarë të tij ushtruan ndaj Jashar dhe Bilbil Majës dy ditë më parë.

Dorëheqja e Rrahman Rrajës nga mandati i deutetit vjen 48 orë pas dhunës barabare që djali dhe vëllezërit e tij ushtruan ndaj dy kushërinjve maja në aksin Thumanë-Fushë krujë, për shkak se këta të fundit ishin ankuar për guroren e tyre, pasi po ju shkatërronte banesat.

Kjo ngjarje e rëndë gjithashtu bëri që opinioni publik të reagonte ashpër edhe ndaj veprimeve të Policisë së Shtetit, të cilët ditën e parë pas shoqërimit të autorëve të dhunës, i lanë këta të fundit të lirë.

Ndërsa një ditë më pas i shpallën në kërkim, pasi vunë re në video se dhuna barbare ju kishte rrezikuar jetën seriozisht dy anëtarëve të familjes Maja.

Ndërkohë Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, pasi dënoi aktin e rëndë mbrëmjen e së remtes duke thënë se askush nuk është mbi ligjin, këtë të shtunë zhvilloi një takim që zgjati më shumë se 4 orë me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

Vetëm disa minuta pas përfundimit të takimit Çuçi-Rrumbullaku erdhi edhe dorëheqja e Rrahman Rrajës.

Kujtojmë që për herë të parë djali i deputetit Rrahman Rraja, Rexhep Rraja u përfol në viin 2018-të, ku u denoncua për dhunë nga Xhisiela Maloku, dhe për këtë bëri 3 muaj burg, dhe u lirua pas tërheqjes së denoncimit.


Shtuar 8.07.2023 15:04