Djalë apo vajzë?! Festat luksoze për zbulimim e gjinisë, ja si ndryshuan traditat

Festa e Baby Shower është kthyer së fundmi në një nga momentet më të bukura për çifteve që presin të bëhen prindër. Gjatë bisedës në Abc e Pasdites me Ermal Peçin, me të ftuarit Marsi Simo, Alban Ziu dhe Ermiona Daja u nënvizua se përvec festës, gratë shtatzanë bëjnë edhe ritualet e miteve sikurse është kalendari kinez apo me unazën e fejesës.

Blogerja Ermiona theksoi se në dy shtatzanitë i ka bërë të ndryshme, të parën më intime dhe të dytën pak më të madhe. Ndërsa tha se ndryshe janë të huajt, në rastin konkret në Belgjikë, ku janë më të thjeshtë dhe nuk janë fare të dhënë për festat e gjinisë së bebit.

“Këtu janë njerëzit shumë të thjeshtë. Unë gjithmonë habitem se janë minimalist, në Shqipëri festat janë shumë të mëdha dhe shumë të bukura, ku këtu nuk janë aq. Në Shqipëri të duket sikur çdo gjë është luksoze si dhe tek festat për fëmijë”.

Ndërkohë, Marsi nënvizoi se ka shumë mite që mendohet se tregojnë gjininë e bebit, sikur është kalendari kinez, ose kur ha shumë të kripura, prishja e fytyrës etj.

“Përgjithësisht për vajzat ka mite më të shëmtuara se thonë që vajza të fryn të bën më të shëmtuar; djali të zbukuron, të bën ta kesh barkun përpjetë, të bukur… këto janë mite që e dëmtojnë shumë psikologjinë e nënës”.

Po baballarët a kanë filluar të përfshihen në festën e gjinisë së bebit? Dhe sa?

Fotografi pohoi se: “Është me tip nuk janë të gjithë njëlloj. Ka baballarë që janë më emocional, disa më të thjeshtë”.

Për shpenzimet e një feste ai tha se ndikon shumë gjinia, këtu Marsi nënvizoi se festat duken si mënyrë për të tërhequr vemendjen, madje mund të marrin edhe borxhe. E mira sipas Simos, është lënia pas dorë e bestytnive sikurse është mostregimi i shtatzanisë.

Në fund Marsi nënvizoi se ngjyrat rozë dhe blu ende vazhdojnë të bëjnë ndasinë mes bebave djem dhe bebave vajza.


Shtuar 2.05.2022 18:15