Dita nis me kthjellime, por si do të ndryshojë moti orët në vijim

Dita nis me kthjellime dhe vranësira të lehta në të gjithë vendin tonë, ku në Luginat e lumenjve do ketë prezencë të dukshme të mjegullës. Orët e mesditës vijojnë në të njëjtat kushte atmosferike për pjesën më të madhe të vendit vetëm zonën e Alpeve do kenë zhvillim të vranësirave dhe flokë dëbore. Parashikohet që këto kushte atmosferike të mbeten deri mëngjesin e ditës së martë.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes por rritje më të ndjeshme do ketë gjatë mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 15°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Kosova

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash mbizotërojnë motin gjatë pjesës së parë të ditës në territorin e Kosovës. Edhe pjesa e dytë e ditës mbetet me kthjellime dhe vranësira për zonat jugore, por momente të shkurtra me flokë dëbore do ketë zona verilindore.

Maqedonia e Veriut

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare dominojnë kushtet atmosferike në Republikën e Maqedonia e Veriut. Por mesdita dhe kryesisht pasditja sjellin shpeshtim të vranësirave dhe ndonjë reshje të papërfillshme dëbore në verilindje dhe lindje të territorit të Maqedonia e Veriut.


Shtuar 17.01.2022 08:18