Dita nis me diell, temperaturat sot deri në 33 gradë

Temperaturat vijojnë të jenë të larta në vendin tonë. Sipas MeteoAlb territori shqiptar në pjesën e parë të ditës paraqitet me kthjellime në zonat bregdetare, por kthjellime dhe vranësira të lehta në zonën e ulët dhe zonen malore.

Pjesa e dytë e ditës paraqitet ne ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave te shpeshta në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 33°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 28 km/h drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë./albeu.com

 


Shtuar 15.09.2021 07:59