Dita nis me diell, por çfarë parashikohet për pasditen

Gjatë ditës së sotme bregdeti dhe zona e ulët do të paraqiten me kthjellime, por vranësira të lehta do ketë zona malore deri pasdite.

Vranësirat do të pësojnë zhvillim duke sjellë shira afat shkurtër në gjysmën lindore ndërsa me kthjellime mbetet vetëm zona bregdetare.

Këto kushte atmosferike mbeten deri në mbrëmje kur moti kthjellohet në të gjithë Republikën e Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit rriten me 3 gradë në vlerat minimale, por kostante mbeten temperaturat e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 12°C mëngjesi deri në 31°C mesdita./albeu.com


Shtuar 17.06.2021 08:05