Në Ditën Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë, shoqata e të verbërve të Shqipërisë ka organizuar një marshim sensibilizues, por edhe në shenjë proteste.
Ky marshim u bë për të drejtat e tyre, të drejta të cilat mund t’ju jenë shkelur gjatë viteve të fundit.
Protesta filloi në orën 10:0 te Kryeministria, ku u mbajtën disa fjalime. Më pas protestuesit me pankarta në duar marshuan drejt Bashkisë së Tiranës.
“Nuk jemi të verbër ndaj të drejtave tona”; “Rritini pagesat tona ashtu si pensionet”, “Të verbrit janë heronj të heshtur”; “Të verbrit janë burim frymëzimi jo mëshire”, “mëso nga të verbrit, shiko me ndjenja”, këto ishin disa nga pankarta që protestuesit mbanin në duar./albeu.com/