Bota mbarë përkujton sot miliona viktima të Holokaustit. E vendosur nga Asambleja e Përgjithshme e OKB në vitin 2005, 27 janari shënon Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit.
Kjo ditë sjellë në mendjen e njerëzve miliona të vrarë nga gjenocidi i Gjermanisë naziste, të kryer gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ndërsa, në thelb të saj qëndron përpjekja bashkëkohore për të luftuar urrejtjen dhe anti-semitizmin.
Në masakrën e kësaj lufte janë shënuar më shumë se 6 milionë hebrenjë të vrarë, si dhe shfarosja e tyre nga nazistët. Këta të fundit zgjodhën mënyrat më të tmerrshme për të zhdukur ata njerëz të pafajshëm nga faqja e dheut, për t’u marrë atyre njerëzve të pafajshëm jetën , në mënyrë të padrejtë.
Të vendosur në kampe përqendrimi, ata u helmuan me gaz, u qëlluar, u ekzekutuan, u torturuan dhe u lanë të vdisnin urie. Më shumë se 1 milion njerëz mbetën të vdekur në kampin Auschëitz. Ndërsa, sot pas 70-vjetësh, bota i përkujton ato viktima me dhimbje.
Në këtë tmerr të pazëvendësueshëm, Shqipëria mbahet mend për rolin e saj të patjetërsueshëm. Vendi ynë është ndër më të rrallët në botë, që strehoi e shërbeu si vatër shpëtimi për shumë jetë të pafajshme.
Në vitin 2000, për herë të parë në Bundestag foli një i mbijetuar i Aushvicit: Elie Wiesel. Shpresojmë që ju ta besoni atë “që unë flas pa urrejtje dhe hidhërim”, tha shkrimtari amerikan i lindur në Rumani. “A do t’ju lëndojnë fjalët e mia?” Pyeti Wiesel. Ky nuk është qëllimi i tij, shtoi ai.
“Si duhet ta kuptojë dikush kultin e urrejtjes dhe vdekjes që kaploi vendin tuaj?” Ai nuk beson në fajin kolektiv, ai i tregon audiencës së tij, kryesisht gjermane, në vendin e autorëve – dhe në të njëjtën kohë paralajmëron për rrezikun e tërheqjes së një vije. “Kush e lejon veten të errësojë kujtesën e viktimave, i vret ata për herë të dytë.”
/Albeu.com/