“Dita me diell duket që në mëngjes!”, Meta: Mesazhin e sotëm e jep populli, Rama është i rrëzuar

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dhënë një mesazh të fortë për qytetarët dhe pjesëmarrësit në protestë, teksa doli nga selia e partisë së tij.

“Dita me diell duket që në mëngjes! Asgjë nuk i shpëton krimin dhe korruptuesin. Asgjë s’e shpëton. Mesazhin e sotëm e jep populli. Edi Rama është i rrëzuar. E di që është një fajtor dhe që nuk do t’i shpëtojë dot llogaridhënies. Është një fillim pakti. Është nëj ndryshim që do ndodhë me çdo çmim, në mënyrë që të mos i dëbojë Edi Rama fëmijët e shqiptarëve, por të ikë njëherë e mirë, një orë e më parë nga zyra e kryeministrit. Apeli im është të gjithë të dëgjojnë zërin e popullit”, tha Meta./Albeu.com/


Shtuar 11.02.2023 12:35