Dita Kombëtare e Alfabetit/ Presidenti Begaj: Sot festojmë thesarin tonë më të çmuar, simbolin më të bukur të bashkimit kombëtar

Në një postim në rrjetet sociale, presidenti Bajram Begaj, ka uruar sot shqiptarët për Ditën Kombëtare të Alfabetit.

Kreu i shtetit shkruan se kjo nuk është festë vetëm e shkronjave shqipe, për përkujtimi i shekujve qendresë për mbrojtjen e saj.

Postimi i plotë:

Sot festojmë thesarin tonë më të çmuar, simbolin më të bukur të bashkimit kombëtar e qëndresës shqiptare: alfabetin e gjuhës sonë të bekuar.

Dita Kombëtare e Alfabetit nuk është thjesht festa e shkronjave shqipe, por përkujtim i shekujve të qëndresës së gjuhës sonë në të shkuarën, mirënjohje për vlerat e bukurinë e saj në të tashmen dhe një zotim për ta çmuar e iu dedikuar në të ardhmen.

Gjuha e shqiponjave do të mbijetojë!

Me fituesit e Konkursit Kombëtar të Gjuhës, nxënësit e shkollës “Rilindja” në Kavajë.


Shtuar 22.11.2024 09:48