Dita ideale për plazh, parashikimi i motit për sot

Sot, 9 korrik, moti do të jetë nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike. Moti i kthjellët dhe temperaturat e larta të jenë prezent në të gjithe territorin e vendit tonë.

Parashikohet që kjo situatë meteorologjike të vijojë edhe gjatë orëve të pasdites, ku kthjellimet do të jenë të pranishme pothuajse në të gjithë terrritorin, përjashtuar zonat verilindore-juglindore ku pritet grumbullim i vranësirave, por nuk priten reshje.

Klikoni këtu për tu informuar me përditesimet e fundit të motit  

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 36°C.

Era do të mbetet sërish e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgë 1-2 ballë./albeu.com/


Shtuar 9.07.2023 07:34