Në Elbasan u zhvilluan aktivitete sensibilizuese në kuadër të ditës Ndërkombëtare të Sindromës Down.
Organizata të shoqërisë civile, fëmijë e prindër kërkuan respektim të të drejtave dhe mundësi të barabarta për këtë kategori.
Prindër të fëmijëve me sindromën down ngritën shqetësimin e heqjes së pagesës së kujdestarisë, sipas tyre, një abuzim për këta fëmijë që kanë nevojë absolute për shoqërues.
Në bazë të kategorizimit të prapambetjes mendore, pagesa e kujdestarisë për sindromën down është hequr. Ate e përfitojnë vetëm kategoritë e përcaktuara me prapambetje të rëndë mendore.