Dita e lirisë së medias, Soreca: Është një gur themeli i shoqërive demokratike

Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Luigi Soreca ka dhënë mesazhin e tij në ditën botërore të lirisë së shtypit.

Soreca shkruan në twitter se liria e shtypit është një gur themeli i shoqërive demokratike, e cila lulëzon vetëm nëse qytetarët kanë akses në informacion të besueshëm dhe të bëjnë zgjedhje të informuara.

“Liria e shtypit do të thotë siguri për të gjithë.”, shkruan ambasadori.


Shtuar 3.05.2021 09:46