Dyert e gjykatave vijojnë të jenë të kyçura për shkak të bojkotit të avokatëve për shkak të miratimit të hartës së re gjyqësore. Në dy ditë, në katër gjykata në kryeqytet ishin parashikuar të zhvilloheshin 547 seanca gjyqësore.
Referuar të dhënave në gjykatën penale dhe atë civile dje dhe sot, ishin parashikuar të zhvillohenin 501 seanca, nga ku 236 dje, ndërsa sot ishin planifikuar për tu zhvilluar 265 seanca gjyqesore ne Dhomën Civile dhe Penale, pa përfshirë masat e sigurisë.
Ndërsa në Gjykatën e Posaçme gjatë këtyre dy ditëve ishin planifikuar 31 seanca nga të cilat 18 dje dhe 13 sot. Në apelin e gjykatës së Posaçme mësohet se ditën e djeshme ishin planifikuar 9 seanca gjyqësore nga tëëcilat, 4 u shpallën (1 ishte paracaktuar për shpallje dhe 3 ishin në dhomë këshillimi ku nuk marrin pjesë palët).
5 seanca u shtynë për mungesën e avokatëve. Po me këtë gjykatë mësohet se sot ishin planifikuar 6 seanca gjyqësore nga të cilat: 3 u shpallën (2 ishin paracaktuar për shpallje dhe 1 dhomë këshillimi ku nuk marrin pjesë palë). Ndërsa 3 u shtynë (1 për mungesën e anëtarit të trupit gjykues dhe 2 për mungesën e avokatëve).