Ditën e sotme, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur një fjalim në Mat në kuadër të Ditës së Dëshmorëve, ku ka theksuar vlerat e sakrificës dhe kontributit të qytetarëve të kësaj zone për historinë e kombit shqiptar.
Gjatë fjalës së tij, Berisha ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen që ka marrë nga matjanët dhe ka nënvizuar rëndësinë e ruajtjes së dinjitetit dhe lirisë për shqiptarët.
Të lidhura
None found
Ai ka thënë se ky është një moment reflektimi, për të nderuar ata që dhanë jetën për atdheun dhe ka kërkuar rikthimin e lirisë dhe dinjitetit për popullin shqiptar.
Pjesa kulminante e fjalës së tij ishte një minutë heshtje, për të nderuar të gjithë dëshmorët e kombit shqiptar, ndërsa ai theksoi se sakrifica e tyre është më e rëndësishme se kurrë, duke premtuar angazhimin për një Shqipëri më të lirë dhe më të dinjitetshme.
Pjesë nga fjala e kreut të PD Sali Berisha në Mat:
Të dashur matjane dhe matjanë, nderimin tim më të madh për ju, mirënjohjen më të pakufishme dhe përshëndetjet më të përzemërta për mbështetjen e madhe që më keni dhënë mua dhe PD-së, për qëndrimin e Matit ndaj historisë, kontributin e tij në historinë kombëtare.
Të dashur miq, ne mblidhemi këtu në një ditë që është dita e të rënëve të kombit.
Ndaj u ftoj të nderojmë me 1 minutë heshtje të rënët e gjitha kohërave të kombit shqiptar, të cilëve sot u detyrohemi më shumë se kurrë, t’i rikthejmë lirinë dhe dinjitetin shqiptarëve.
Lavdi të rënëve të kombit tonë!
