Dita e Çlirimit, Rama uron shqiptarët: Një ditë të paqtë!

Kryeministri Edi Rama ka uruar sot shqiptarët për 29 Nëntorin, festën e Çlirimit.

Përmes një mesazhi në Facebook, Rama ka uruar ndjekësit e tij, ndërsa ka postuar dhe një video ku shfaqet flamuri kuq e zi në Varrezat e Dëshmorëve të atdheut.

“MIRËMËNGJES, dhe bashkë me urimin për festën e madhe të çlirimit, ju uroj të gjithëve një ditë të paqtë ”, shkruan Rama.


Shtuar 29.11.2023 08:24