Dita e 26-të e pushtimit rus, çfarë ka ndodhur orët e fundit

Albeu.com ju sjell më poshtë disa nga zhvillimet kryesore në ditën e 26-të të pushtimit rus të Ukrainës:

-Ukraina ka refuzuar një ultimatum rus që u ofron njerëzve në qytetin e rrethuar të Mariupolit – ku rreth 300,000 njerëz besohet të jenë të bllokuar – kalim të sigurt nga porti nëse qyteti dorëzohet.

-Kryebashkiaku i Mariupolit tha më herët për BBC se premtimet humanitare të Moskës nuk mund të besohen, duke u zotuar se forcat ukrainase do të luftojnë në

-Situata në qytet, i cili është i rrethuar nga trupat ruse dhe i shkatërruar nga bombardimet, është përshkruar si “ferr në tokë” nga një deputet atje, pasi furnizimet ushqimore dhe mjekësore po mbarojnë.

-Sulmet në qytete të tjera të Ukrainës po vazhdojnë, disa shpërthime të forta u raportuan nga Kievi, ku autoritetet thanë se shtëpitë dhe një qendër tregtare u goditën

-Por Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka thënë se forcat ruse që përparojnë në kryeqytet nga verilindja kanë ngecur, me pjesën më të madhe të tyre ende 15 milje (24 km) nga qendra e qytetit.

-Ndërkohë, ka pasur një rrjedhje amoniaku në një fabrikë kimike në qytetin verilindor Sumy, i cili gjithashtu është i rrethuar nga forcat ruse. Zyrtarët atje u thonë njerëzve në një rreze prej tre miljesh që të largohen sepse gazi është i rrezikshëm./albeu.com