Me anë të një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, kryeministri i vendit, Edi Rama, ka përshëndetur Ditën Botërore të Turizmit, duke ndarë një videokartolinë, që pasqyron bukuritë natyrore të Shqipërisë.
Postimi i Ramës:
“MIRËMËNGJES 😊 dhe me këtë videokartolinë të realizuar për Ditën Botërore të Turizmit, që sjell bukuritë e zonave tona të mbrojtura, nga majat e Alpeve, te liqenet, lagunat dhe bregdeti magjik, ju uroj një të diel të paqtë”, shkruan Rama në postimin e tij.
Videokartolina përfshin pamje mahnitëse nga Alpet Shqiptare, liqenet e thellë malorë, lagunat e mbrojtura dhe vijat bregdetare, duke nxjerrë në pah potencialin e jashtëzakonshëm turistik të vendit.
Ky mesazh i kryeministrit Rama, vjen në kuadër të përpjekjeve të qeverisë për të promovuar turizmin e qëndrueshëm dhe për të rritur ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e ruajtjes së pasurive natyrore të Shqipërisë.