Ditën e nesërme disa pjesë të Shkupit do të jenë pa energji elektrike në një orar të caktuar.
Nga ora 8:00 deri në ora 15:00 do të jenë pa energji elektrike një pjesë e konsumatorëve nga rruga “Todor Çangov” – rrugicat 22 dhe 24, ndërsa nga ora 08:30 deri në ora 14:00 shfrytëzuesit e të njëjtës rrugë, nga rrugicat 34, 38 dhe 46. Nga ora 9:00 deri në orën 14:00, pa rrymë do të jenë shfrytëzuesit e rrugës “23 Tetor”, objekti i tregut “Kiper”, si dhe objekte të tjera që ndodhen afër marketit.
Në periudhën nga ora 08:20 deri në 15:30 nesër pa rrymë do të jenë shfrytëzuesit e rrugës “Jani Lukrovski” nr.9, “Kletvenik” nr.1, “Lazar Pop Trajkov” nr.36, si dhe një pjesë e shfrytëzuesve nga rrugët “Vambel” dhe “Llazar Pop Trajkov” në lëvizjen nga kthesa drejt bulevardit “Kiro Gligorov” në komunën e Gazi Babës.
Shfrytëzuesit e rrugës “56” në lagjen e Radishanit, komuna e Butelit nesër nga ora 08:30 deri në ora 12:30 do të jenë pa energji elektrike .
Siç informon QRMK-Shkup, ndërprerjet janë për shkak të ndërhyrjeve të planifikuara në rrjetin e elektrodistribuimit.