Disa njerëz nuk pickohen kurrë nga mushkonjat, kurse ju të tjerët aplikoni këtë metodë shpëtimi

Sipas specialistëve, bakteret dhe mikrobet në lëkurë, prodhojnë disa lëndë të ndryshme që mund të jenë më tërheqëse për mushkonjat.

Miliardat e mikrobeve që jetojnë në lëkurën tonë, janë vetëm një pjesë e vogël e atyre që jetojnë brenda trupit, por ato luajnë një rol të rëndësishëm në përcaktimin e erës së trupit. Pa këto mikrobe, djersa jonë nuk do të mbante asnjë erë. Të tilla mikrobe ndryshojnë shumë nga njeriu në njeri. Thënë këtë, mushkonjat nuk kanë asnjë lloj interesi t’i afrohen atyre që nuk ua prodhon trupi një lëndë të tillë. Po ju të tjerët?

Mund të qetësoni lëkurën nga kruarjet prej tyre përmes një mënyre sa interesante aq edhe të thjeshtë.

Merrni disa lëvozhga veze dhe lërini në një enë më uthull molle për dy ditë. Lëvozhgat fillojnë të shpërbëhen duke lejuar bashkëveprimin e karbonatit të kalciumit me uthullën. Aplikojeni këtë përbërje në vendin e pickimit (edhe nga insektet e tjera) dhe do të shihni se lëkura do të qetësohet menjëherë. Përbërja mund të mbahet në frigorifer për një muaj./albeu.com