Sot në mbrëmje, në Shkodër, është plagosur me armë zjarri 38-vjeçari Admir Bajri. Burime bëjnë me dije se Bajri është plagosur në hyrje të një marketi, sapo ka dalë nga makina e tij. Autorët e kësaj ngjarjeje e kanë qëlluar në lëvizje, me makinë. Mësohet se në makinën e shënjestrës ka qenë dhe e ëma. Nurime për albeu.com bëjnë gjithashtu me dije se i palgosuri ka lidhje me grupin Bajri.
Policia njofton se 38-vjeçari është dërguar menjëherë në spitalin e Shkodrës, por nuk jep detaje për gjendjen e tij shëndetësore.
Ka nisur puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 18:30, në lagjen Dobraç në Shkoder, në rrethana ende të pa qarta është plagosur me armë zjarrin shtetasi A.B, 38 vjeç banues në lagjen Dobraç, i cili po udhëtonte me mjetin e tij tip Benz.
38 vjeçari është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal Shkoder i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja për kapjen e autorit/ëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, fiksimin e çdo prove të mundshme me qëllim identifikimin e autorëve.