DINAMIKA/ Si ndodhi atentati në Fushë-Krujë, para vrasjes kunati Gentian Bejtjas ishte në spital me dy nipërit

Zbardhet dinamika e atentatit ndaj Gentian Bejtjas në Fushë Krujë më katër korrik. Nga atentati mbeti i vrarë kunati i Gentianit, Ramazan Sino 29 vjeç dhe të plagosur dy djemtë e Gentianit, 10 dhe 13 vjeç.

Kunati dhe djemtë e Bejtjas janë qëlluar aksidentalisht, pasi sipas dosjes shënjestër e atentatit ka qenë Gentiani. Në dosjen e siguruar nga gazetarja Anila Hoxha tregohet se autorët qëlluan me 24 plumba në drejtim të banesës së Gentjan Bejtjes dhe më pas u larguan në këmbë.

Tutje, para se të hipnin në automjetin që i priste, ata qëlluan edhe disa herë në ajër me armë zjarri. Automjeti ishte vjedhur në muajin maj dhe u gjet djegur pak pas atentatit, pa targa.

Pas ngjarjes, policia ka marrë në pyetje Valter Bamin dhe në dorën e tij të majtë u evidentua prania e një mikrogrimce me karakteristike (unike) me përmbajtje të tre elementëve kimik (Antimon, Barium de Plumb) me prejardhje nga lënda mbushëse e kapsollës së fishekut të armeve të zjarrit.

Pjesë nga dosja

Më datën 3 korrik, Ramazan Sino (viktima) ka qenë në Tiranë së bashku me motrën e tij, bashkëshorten e Gentian Bejtjas, si dhe dy nipat e mitur që mbetën të plagosur. Pasi kanë kryer disa vizita mjekësore për nipat, kanë udhëtuar me mjetin e tyre tip “Audi” nga Tirana në drejtim të fshatit Larush të Fushë Krujës. Pasi kanë mbërritur në banesën e së motrës, kur po zbrisnin nga automjeti i parkuar brenda në oborr, përpara hyrjes kryesore të shtëpisë, persona të paidentifikuar kanë hyrë brenda në oborr dhe kanë hapur zjarr në drejtim të personave që kanë zbritur nga mjeti.

Si pasojë e të shtënave me armë ka gjetur vdekjen Ramazan Sino dhe u plagosën dy nipat e tij, A.B. dhe R.B. Dy fëmijët u dërguan në Spitalin e Traumës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, në oborrin e banesës së Gentian Betjës, e cila ishte e rrethuar me avlli të lartë, në oborr janë gjetur të shpendarë në formë të çrregullt 24 gëzhoja model 56, kalibër 7.62 mm, një predhë e dëmtuar, në murin e banesës dhe murin rrethues të avilisë janë konsturuar demtime në formë vrime të shkaktuara predhat e fishekëve të armëve të zjarrit.

Nga të dhënat paraprake rezulton se autorët pasi kanë realizuar qëllimin kriminal janë larguar për disa metra në këmbë në rrugicën e lagjes dhe rrugën kryesore i ka pritur një automjet. Pasi kanë qëlluar disa herë ne ajër me arme zjarri, autoret kanë hipur në automjet dhe janë larguar në dreitim të aksit rrugor me sens lëvizje Larushk – Fush Krujë. Në rrugën ku autorët qëlluan në ajër janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e proves materiale 4 model 56, kaliber 7.62 mm.
Pak minuta më pas, është njoftuar policia se në fshatin Tapizë, Fushë-Krujë, ka qenë duke u djegur një automjet. Në vendngjarje janë paraqitur shërbime të policisë që kanë konstatuar se automjeti tip Volsvagen, pa targa, në gjendje të djegur. Nga këqyrja rezultoi se në brendësi të mjetit u gjetën 3 armë zjarri automatike model 56, kaliber 7.62. Nga identifikimi i automjetit rezulton se është vjedhur më 11 maj të këtij viti nga në pronësi të shtetases K.L.

Në lidhje me ngjarjen është pyetur nga policia Valter Bami, i cili u la sot në burg. Bamit i janë marrë mbetje në dorën e majtë për të kryer ekspertizën nëse kishte lidhje me ngjarjen, ku u evidentua prania e një mikrogrimce me karakteristike (unike) me përmbajtje të tre elementëve kimik (Antimon, Barium de Plumb) me prejardhje nga lënda mbushëse e kapsollës së fishekut të armeve të zjarrit.

Kush është Gentian Bejtja, si i shpëtoi dy herë atentatit
Bejtja është një emër i njohur për policinë.
Me 9 janar të vitit 2022 Gentian Bejtja i shpëtoi një atentati në afëris të Niklës në Fushë-Krujë ndërsa mbeti i plagosur miku i tij 31 vjeçar Klodian Stafuka që ishte me të në makinë gjatë momentit kur ndaluan për të furnizuar makinën në një pikë karburanti. Ngjarja mbeetet e pazbuluar.
Gentjan Bejtja më 2016 i ka shpëtuar një atentati, me eksploziv. Bejtja ishte personi që së bashku me Enver Stafukën vodhën veturën e përdorur në vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt në vitin 2013. Por po ashtu Bejtja, një ish- polic i burgut të Fushë- Krujës, është i njohur për policinë për precedentë penalë në krimet ndaj pronës. Bejtja u bë i njohur me 26 shkurt të vitit 2013, një ditë pas vrasjes së kryekomisar Dritan Lamajt, në rrugën “Petro Korçari”, fare pranë banesës së tij. Ai së bashku me Enver Stafukën, u arrestuan nga policia, të dyshuar për vjedhjen e veturës BMË, e përdorur në vrasjen e kryekomisar Lamajt.

/Albeu.com/