Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë në Klos, ku mbetën të vrarë 3 persona (Liri Shira, Kenando Shira dhe Fiqiri Mjeshtri) dhe të plagosur dy të tjerë (Renado dhe Eglantin Hasula).
Burime nga grupi hetimor dhe dëshmitarë në vend ngjarje thonë se pas ngacmimeve disa mujore në rrjetet sociale dhe në rrugë të vajzës së autorit Fiqiri Mjeshtri, kjo e fundit ka vënë në dijeni familjen. Menjëherë i ati është kthyer nga emigracioni dhe ka kërkuar sqarim me dy djemtë Kenado Shirën dhe Renato Hasulën kushërinj mes tyre.
Për t’u sqaruar kanë lënë një takim në një lokal në qendër të Klosit, ku kanë qenë edhe dy prindërit e Adoleshentëve Liri Shira dhe baxhanaku i tij Eglantin Hasula.
Nga ana tjetër Fiqiri Mjeshtri babai i vajzës ka qenë bashkë me vëllezërit e tij Besnik Mjeshtri dhe Fatmir Mjeshtri.
Për një moment është menduar se kanë arritur dakordësi, por ka qenë Renato viktima Kenado Shira i cili ka folur dhe ka fyer vajzën, ndërsa autori i fyer në tavolinë ka nxjerrë pistoletën duke e qëlluar Kenadon të parin, për pas babain e tij Liri Shira dhe të tjerët. 17-vjeçari ta tentuar të dalë nga lokali por e ka qëlluar sërish duke humbur jetën në trotuar, ndërsa babai i tij ka humbur jetën duke u transportuar në spital. Dy ta plagosurit e tjerë Eglantin dhe Renato Hasula janë transportuar fillimisht në spitalin e Burrelit, më pas në atë të Traumës, në gjendje të rëndë. Nga informacionet Eglantin Hasula është ende në gjendje kritike.
Autori dhe dy vëllezërit janë larguar nga vendngjarja dhe ka vrarë veten në afërsi të banesës së tij në fshatin Dars 2 km larg nga Klosi.
Janë shoqëruar dy vëllezërit e autorit Besnik dhe Fatmir Mjeshtri, të cilët kanë dhënë dëshmitë në polici, më pas janë liruar pasi nuk gjenden prova që ti lidhin me ngjarjen.
Vajza ka dëshmuar në polici se të dy djemtë Kenado Shira dhe Renato Hasula e kanë ngacmuar prej disa muajsh në rrjetet sociale, dhe në rrugë, ajo është ndjerë e shantazhuar dhe ka njoftuar familjen për ta zgjidhur këtë situatë, që rezultoi në një masakër.