DINAMIKA E NGJARJES MAFIOZE/ Punonte në ndërtim – Kristian Kolën e pritën deri sa doli jashtë, njëri zbriti nga motori dhe e qëll*i viktimën me silenciator

Kristjan Kola është 34-vjeçari i vrarë në një atentat me armë zjarri mbrëmjen e së enjtes në lagjen “Vasil Shanto” në Shkodërdhe dyshohet që autorët, të cilët kanë qenë të maskuar dhe kapuçë, kanë qenë duke pritur shënjestrën e tyre para se ta ekzekutonin nga një distancë e afërt.

Dy autorët e vrasjes së 34-vjeçarit, Kristian Kola, të cilët vijojnë të jenë ende në kërkim nga policia, mësohet se e kanë vëzhguar viktimën deri sa ai ka dalë nga lokali tek ish-Shtëpia e Oficerëve në Shkodër.

Burime për gazetarin Edison Vatnikaj bëjnë me dije se Kristian Kola po qëndronte brenda “Golden Palace” deri në momentin kur pranë lokalit janë afruar dy të afërm të tij për të konsumuar kafe.

Lidhur me dinamikën e vrasjes mafioze mësohet se sapo ka dalë jashtë dhe është ulur në tavolinë një person i maskuar ka zbritur dhe i është afruar duke qëlluar disa herë mbi viktimën.
Sipas policisë dyshohet se arma ishte e pajisur me selenciator. Pas krimit dy autorët janë larguar me motorr duke humbur çdo gjurmë, pasi edhe vetë zona e krimit është mjaft e madhe dhe që të lidh me shumë dalje në qytet dhe në periferi të tij.

Gjatë natës janë kryer kontrolle në disa zonë të braktisura, por nuk është arritur të zbulohet motomjeti.

Nga policia është kryer kontroll të një mjeti që ndodhej para lokalit, që rezulton të jetë në pronësi në viktimës, por që nuk ka rezultuar të jetë zbuluar ndonjë send i kundërligjshëm.

Hetimet deri më tani janë të cunguara, e po ashtu edhe motivi i krimit pasi dhe vetë viktima rezulton të mos ketë asnjë procedim.

Nga të dhënët e para, 34-vjeçari nuk rezulton person problematik dhe punonte në ndërtim bashkë me atin.


Shtuar 5.09.2025 10:33