“Dimër si para viteve 90”, Lajda Porja e thotë troç: Ngrica, era dhe dëbora do “pushtojnë” vendin

Një rrymë e të ftohtit polar pritet të prekë vendin tonë në ditët në vijim.

Lajmin e bëri të ditur sinoptikanja Lajda Porja në një intervistë për Neës 24, e cila tha se dita e premte do të shënojë edhe mbërritjen e këtij të ftohti polar me reshje dëbore dhe temperatura ekstreme.

“Reshjet do të thoja se dita e premte nis me reshje shiu më pas pasdite të gjitha reshjet që do të bien në vend do të jenë në formën e dëborës. Reshjet do të zbresin në lartësitë e ulëta, atë të Shkodrës, Lezhës”, tha ajo.

Ajo tha se kulmi i këtij të ftohti do të jetë dita e diele ku zonat në kufi me Malin e Zi do të arrijnë temperaturat deri -14 Gradë Celsius. Pas këtyre ngricave ajo tha se vendi jonë do të përfshihet nga një erë e fortë ndërsa për muajin janar u shpreh se do të mbyllet i thatë dhe pa reshje.

“Pas të shtunës do të kemi një mot pa reshje por me temperatura ekstreme që do të zgjasin deri të mërkurën e javës tjetër. Temperaturat do të jenë edhe minus në bregdet. Tirana do të kapë shifrën e -4 ose -5. Por janë temperatura që vendi ynë i ka përjetuar më parë, edhe Tirana. Po ta shohim po jetojme nje mot si te vitet 90′. Kulmi i tyre do të jetë të dilën por edhe e hëna dhe e marta. Vlerat më të ulta priten në pjesën e verilindjes sidomos në kufi me Malin e Zi  me -14 gradë Celsius. Javën tjetër do të kemi edhe një erë të ftohtë. Aktualisht kemi një masë ajrore të lagësht por do të ngrijë në fundjave dhe ngricat do të jenë kryefjala e muajit. Janari do të jetë një muaj pa reshje por me temperatura më të ulëta se mesatarja”, përfundoi ajo./albeu.com/


Shtuar 19.01.2022 23:56