“Dil nga shtëpia se do bjerë tërmet”, si e moshuara u mashtrua nga dy grabitësit

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në një fshat të Prevezës, Greqi. Një grua e moshuar ka mbetur viktimë e një vjedhjeje. Ngjarja ka ndodhur më 16 shkurt.

Sipas informacioneve të Ipeirotika, 2 persona kanë bindur një të moshuar që të largohej nga shtëpia me pretekstin se ishte afër një tërmet i madh.

Ata më pas i morën portofolin dhe një sasi parash që kishte në shtëpi.

Dosja hetimore do t’i dërgohet Prokurorisë./Albeu.com/


Shtuar 27.02.2023 19:02