Digjet transformatori në një nënstacion elektrik në Lezhë, qindra banorë ngelen pa energji elektrike

Djegia e një transformatori në nënstacionin elektrik të Fushë-Kuqes ka lënë qindra banorë pa energji elektrike.

Konkretisht banorët në Njësitë Administrative Fushë-Kuqe në Kurbin dhe Shënkoll në Lezhë janë pa energji elektrike që prej mëngjesit.

Sipas raportimeve, për zgjedhjen e kësaj situatë janë angazhuar mjete dhe punonjës të Operatorit të Transmetimit të Energjisë Elektrike. Ata po punojnë për zëvendësimin e transformatorit të djegur dhe rikthimin e energjisë në zonat ku mungon.


Shtuar 21.06.2025 22:22