Digjet shtëpia në Librazhd, flakët rrezikuan dhe disa banesa të tjera

Një banesë ëhstë përfshirë nga flakët ditën e stme në Librazhd. Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Kokrevë katund të njësisë Administrative të Hotolishtit në Librazhd.

Burime zyrtare bënë me dije se flakët fillimisht janë shfaqur në çatinë e shtëpisë dhe më pas janë përhapur me shpejtësi në të gjithë ambientet duke rrezikuar djegien edhe të shtëpive pranë saj.

Mbërritja në kohë rekord e makinës së shërbimit zjarrfikës dhe puna e 6 efektivëve të Stacionit të MZSH-të Librazhdit ka bërë të mundur që të izoloheshin flakët gjigande të zjarrit që kishte përfshirë shtëpinë më pronësi të familjes së Sami Çotës dhe kanë evituar djegien e disa banesave të tjera.

Shërbimi zjarrfikës është ndihmuar edhe nga  mjaft familjarë të lagjes ku  ndodhej shtëpia ku kishte rënë zjarri, përhapja e flakëve të cilit me favorizohej jo vetëm nga mbizotërimi i temperaturave të larta por edhe nga era.

Fatmirësisht nga rënia e zjarrit nuk ka patur të lënduar, ndërsa nga hetimi paraprak dyshohet se shkaktar mund të ketë qenë një qark i shkurtër elektrik te limitatori që ndodhej thuajse ngjitur me tavanin e shtëpisë.


Shtuar 11.07.2023 21:09