Është djegur makina zyrtare zëvendësdrejtorit të Burgut të Idrizovës, Femi Jonuzi.
Burime të Alsat thonë se ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes. Ky është rasti i dytë që brenda një javë u digjen automjetet zyrtarëve të punësuar në burgun e Idrizovës.
Nga ana tjetër, zëvendësdrejtori, Femi Jonuzi shprehet se nuk e di cila është arsyeja e kësaj ngjarjeje.
Ai deklaron për mediet se nuk ka pasur ndonjë kërcënim paraprak, ndërsa autoritetet që kanë bërë ekspertizën thonë se shkak i zjarrit mund të jetë edhe instalimi elektrik i veturës.
“Mbrëmë rreth orës 20.45 kam hyrë në xhami, në ora 21.15 është dhënë alarmi se jashtë digjet një automjet. Kanë ndihmuar banorët në shuarjen e zjarrit. E kemi paraqitur rastin në organet e rendit të cilët kanë ardhur në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë ekspertizën. Sipas ekspertëve, të dhënat fillestare flasin se zjarri është shkaktuar vetë si pasojë e ndonjë difekti elektronik. Nuk mund të them se ky rast ka të bëjë me rastin e disa ditëve më parë kur një polici të burgut i cili kishte kërcënime ju dogj automjeti, pasi nuk kam pasur ndonjë kërcënim nga dikush, por këtë duhet ta konfirmojnë ekspertët dhe policia”, deklaroi Femi Jonuzi, zv/drejtor i Burgut – Idrizovë.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme e konfirmojnë rastin dhe thonë se i kanë marrë të gjitha masat për zbardhjen e plotë të rastit./Albeu.com/