Digjet makina në aksin Gjirokastër-Kakavijë, shkak një shkëndije elektrike

Një makinë është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të marte në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë. Policia bën me dije se makina e drejtuar nga një 31-vjeçar është përfshirë nga flakët teksa ka qënë duke qarkulluar në këtë aks.

Dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike, ndërsa flakët kanë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Njoftimi i Policisë

Rreth orës 17:00, në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavijë”, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht automjeti tip “BMW” me drejtues shtetasin N. G., 31 vjeç, banues në Fier dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar si pasojë e një shkëndije elektrike.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.


Shtuar 25.03.2025 18:21