Digjet duke gatuar në banesë, 58-vjeçarja niset me urgjencë drejt QSUT

Një 58-vjeçare ka pësuar djegie trupore teksa ishte duke gatuar në banesën e saj në Gjirokastër.

Policia bën me dije se ajo është paraqitur për mjekim në spitalin e Gjirokastrës, por për shkak të shkallës së rëndë të djegies, është nisur për mjekim të specializuar në Tiranë.

Ka nisur puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Në urgjencën e spitalit Gjirokastër është paraqitur shtetasja L. B., 58 vjeçe, banuese në Luftinjë, Memaliaj, pasi dyshohet se duke gatuar në banesën e saj, është djegur aksidentalisht në pjesën e kraharorit, e cila është dërguar për mjekim më të specializuar në Spitalin e QSUT-së, Tiranë.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të ngjarjes.


Shtuar 22.10.2023 11:03