Digjet “BMW” në Tiranë, dyshimet e para

Një mjet tip “BMW” është përfshirë nga flakët në zonën e Unazës së Re, në Tiranë. Nga veprimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet, i cili ishte në lëvizje kur u përfshi nga flakët.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 16.08.2023, në Unazë të Re, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur automjeti tip “BMW”, me drejtues shtetasin F. H., dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Nga veprimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.


Shtuar 16.08.2023 17:37