Diaspora voton për herë të parë/ Kë do të favorizojnë emigrantët?

Për herë të parë në historinë e Shipërisë do të implementohet vota e diasporës. Shqiptarët që banojnë apo punojnë e jetojne do të shprehin vullnetin e tyre politik në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Pas disa vitesh diskutime, dakordësia mes PS dhe PD u arrit vetëm në korrik të këtij viti.
Në 11 janar do të nis zyrtarisht Regjistrimi on line I atyre që do të kërkojnë të bëjnë zgjedhjen e tyre për qeverisjen katër vjeçare, afat që do të jetë deri më 11 mars. Për këtë Do të nevojitet një mjet identifikimi si pashaporta, ID apo edhe patenta ndërsa do të duhet të shënojnë dhe adresën e banesës e cila më pas do t’i hapë rrugë KQZ për t’i dërguar fletën e votimit.

Zarfi që do t’i dërgohet në banesë nuk do të ketë vetëm fletën e votimit por edhe një dokument që përmban sqarime për plotësimin e fletës dhe një udhëzues mbi procedurat e dërgimit mbrapsht të fletës së votimit nga zgjedhësi tek Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
fleta do të rikthehet në kqz sërish me postë dhe me zarfin e dërguar nga institucioni I zgjedhjeve, por nuk do të pranohen ato që hyjnë në kufi pas orës 19 të 11 majit.

Do të grupohen nga komisioni në një kuti që do të përkufizohet si kutia e votimit nga jashtë e më tej do të ndahen sipas qarqeve ku ka qenë I regjistruar zgjedhësi. Numërimi nuk do të bëhet nga komisionerët e partive, por KQZ do emërojë dy të tillë për çdo zonë. rezultati do tu shtohet votave të zgjedhësve në qarkun përkatës.

Por si e shikojnë palët politike të cilat janë dakordësuar tashmë për këtë proces? Si nga Partia Socialiste ashtu dhe nga Partia Demokratike, vota e diasporës shihet si një ogur i mirë por debati më i madh qëndron se vullneti i cilës parti mundësoi këtë proces.
Për mazhorancën, nëse qeveria nuk do të shprehte vullnetin e saj për të mundësuar vullnetin politik të diasporës, ky process nuk do të ishte i mundur. Deputeti socialist, Lavdrim Krashi, i cili ndonëse përfaqësues i Qarkut Dibër, vjen nga Diaspora u shpreh se ishte qeveria ajo që e mundësoi votën e emigrantëve.

“Mundësimit të votës për qytetarët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë shqipërisë, është një nga arritjet historike, do ta quaj unë për gjatë 30 vitet e fundit. Vlerat e saj do të kuptohen në vitet dhe dekadat që do të vijnë më mbrapa. Diaspora është ajo pjesë e kombit shqiptar që tashmë e ka kryer integrimin në BE, aty ku Shqipëria po ecën forte për tu integruar brenda dekadës ku jemi, brenda vitit 2030. Ajo çfarë është bërë për 3 vite, në fakt politika shqiptare e ka patur të vështirë për të bërë përpara në 30 vitet paraardhëse të 3 viteve të fundit. Nuk dua ti jap konotacionet politike. Për 34 vite ka pasur një lloj heshtje. Hera e pare ku është folur për mundësinë e votes së diasporës është në programin politik të PS të vitit 2013. Gjërat kanë rrjedhur dhe nuk u realizuan në vitin 2017 as në vitin 2021, por mbi të gjitha pritjes I erdhi fundi dhe Shqipëria mezi pret që bijtë dhe bijat e saj në diasporë të marrin pjesë në votime në vitin 2025 por edhe bijtë dhe bijat e shqipërisë që jetojnë jashtë mezxi presin që të përdorin influencën e tyre të votes për përmirësimin e vazhdueshëm të demokracisë dhe të jetës së qytetarëve shqiptar në Shqipëri.”

Por opozita ka një qasje tjetër. Përfsqësuesi ligjor i PD, Franci Nuri dhe njëherë rikujtoi bisedimet mes palëve në Kuvend, të cilat u dakordësuan për ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe për të vullneti së pari erdhi nga të djathtët.

“Patjetër që vota e diasporës është një risi në këto zgjedhje. Është vendimi i Gjykatës Kushtetuese që e imponoi faktikisht këtë mundësi dhe më pas partitë politikë u detyruan nga vendimi I gjykatës për ta reflektuar në Kodin Zgjedhor këto ndryshime që të mundësonin realizimin nga ana ligjore dhe teknike të votes së diasporës. Pati debate dhe diskutime sepse duhet një lloj konsensi për të arritur në dakortësi të ndryshme. Ne si parti Demokratike kemi bërë maksimumin që gjithë diaspora shqiptare të kenë mundësi për të votuar.”

Palët bien dakord se rregullat e vendosura nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve janë të mirëdakordësuara. Problem shihet tek mjetet e identifikimit, pasi ndonëse emigrantët mund të regjistrohen me ID të skaduara ata nuk do të mund të votojnë.

“KQZ ka për detyrë për të parë se kush është problemi, sa është shqetësimi. Sepse nëse nga 2 milion shqiptarë, rezulton se 5 ose 10 janë me dokumenta të skaduara është gjë tjetër, por nëse rezulton se ka dhjetra ose qindra mijëra që janë me dokumenta të skaduara, jam, I bindur që KQZ por edhe institucionet e tjera shtetërore përgjegjëse për votën do të mendojnë dy herë. Nuk është kaq bardh e zi.

“Që të regjistrohen të gjithë emigrantët, edhe ata që kanë një dokument të skaduar aktualisht, pra që nuk e kanë të përditësuar akoma, në mënyrë që t’iu jepet mundësia të gjithëve atyre që kanë dëshirë të votojnë, ta bëjnë këtë gjë. Pra, atyre t’iu shkojë letra e votimit. Është një risi, ne do ta shikojmë se çfarë impakti do të ketë konkretisht për votën. A do të favorizojë parti tradicionale apo të reja? Kjo mbetet për t’u pare.”

Vështirësi sipas tyre mund të hasen edhe gjatë transportit të zarfeve të votimit. Por duke u nisur nga fakti që edhe shtete të tjera kanë vepruar në të njëjtën mënyrë, shanset për dështim sipas politikës janë të pakta.

Opozita shfaq pasiguri për garancinë e fshehtësisë së votës nga opozita.

Një tjetër risi që sjell vota e diasporës është edhe fushata jashtë vendit. Partia Socialiste i ka paraprirë punës duke vijuar me takime të strukturave të tyre në Europë dhe SHBA. Ndonëse një risi për deputetin Krashi kjo nuk do të cënojë aspak fushatën në vend.

Për Partinë Demokratike, arsyeja kryesore përse nuk ishin plotësisht të angazhuar në fushatën e diasporës ishte arrestimi i Berishës.

Nuk munguan as akuzat se mazhoranca ka përdorur burimet e shtetit për fushatë. Por socialistët e shohin ndryshe.

Palët politike sollën dhe parashikimet e tyre për pjesëmarrjen e diasporës në zgjedhje.

I gjithë ky proces do të japë frytet e saj në 11 maj, ku mazhoranca pretendon për një mandat të katërt ndërsa opozita kërkon rikthimin në qeveri.


Shtuar 1.01.2025 18:56