Diaspora/ Numërohen rreth 63% e zarfeve, kryeson PS me 65 mijë vota

Vijon numërimi i votave të diasporës, ku nga të dhënat e publikuara në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, janë numëruar 121.985 e zarfave, nga 194.889

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore, deri tani ka siguruar 34.093 (28.22 %), ndërsa Partia Socialiste e Shqipërisë ka marrë 65.327 (54.07 %).

Si forcë të tretë, diaspora ka zgjedhur Koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet, 10078 vota, pra 8.34 %.

 

 


Shtuar 15.05.2025 08:29